Gjoka merr përgjegjësinë për humbjen e thellë në Champions League

Futboll

Gjoka merr përgjegjësinë për humbjen e thellë në Champions League

Nga: K.G. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:26
Gjoka merr përgjegjësinë për humbjen e thellë në Champions League

Shkëndija nga Tetova pësoi debakël në udhëtim me rezultat 5:0 nga skuadra sllovene Mura, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Champions League në futboll. 

Trajneri i klubit tetovar, Ernest Gjoka, thotë pas ndeshjes se ai merr përgjegjësinë për humbjen e thellë të skuadrës së tij.

"Unë e përgëzoj Mura për fitoren. 

Ata me meritë u kualifikuan në raundin e dytë. Unë marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen.

U thashë lojtarëve që të ngrenë kokën lart sepse nuk është fundi dhe ne jemi akoma në garat evropiane. 

Deri në momentin e kartonit të kuq të Krivakut, ne ishim një kundërshtar i barabartë. 

Sidoqoftë, kartoni i kuq që ai mori prishi ekuilibrin dhe ne nuk arritëm të kthehemi në ndeshje", ka thënë Gjoka.

Shkendija tani do të garojë në Conference League, ku do të luajë ndaj Riga nga Letonia, në kuadër të rrethit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat