“Përgjigja më e mirë, vazhdo kështu”, shpërthejnë komentet pozitive të tifozëve për mbrojtësin e kombëtares

Futboll

“Përgjigja më e mirë, vazhdo kështu”, shpërthejnë komentet pozitive të tifozëve për mbrojtësin e kombëtares

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 00:58
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj më së miri tifozëve nacionalist të Lacios duke shënuar gol në miqësoren e sotme kundër ekipit modest të Belunos.

Mbrojtësi shkodran realizoi golin e katërt të Lacios me një goditje të bukur diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit.

Golin e Hysajt e shpërndau vetë faqja e Lacios në ‘’Twitter’’ ku më pas një numër i madh tifozësh kanë vërshuar në lumë komentesh pozitive drejt Hysajt.

‘’I madhi Hysaj’’, ”Përgjigja më e mirë, vazhdo kështu” apo ‘’Drejt e në zemrave e lacialëve, Elseid të duam shumë’’, ishin disa nga komentet pozitive të shkruara nga tifozët bardhekaltër në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat