Trajneri i Feyenoordit: Fusha dhe stadiumi në Prishtinë duken mirë

Futboll

Trajneri i Feyenoordit: Fusha dhe stadiumi në Prishtinë duken mirë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 21:10
Trajneri i Feyenoordit: Fusha dhe stadiumi në Prishtinë duken mirë

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka vlerësuar lartë Dritën gjatë konferencës për shtyp para mediave në Prishtinë.

Ai ka deklaruar se i di pikat e forta të Dritës, derisa ka thënë se ata janë të vetëdijshëm se çfarë i pret. Ai e ka cilësuar Dritën si të rrezikshme me kundërsulmet e tyre por edhe që luan futboll të bukur.

“Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret. Ata janë të rrezikshëm nga pozitat standard dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është gjithashtu e mirë”, deklaroi Slot.

“Ata luajnë futboll të mirë, por mos iu bëni shumë presion sepse kanë anësor tepër të shpejtë, veçanërisht në kundërsulme”, tha ai.

“Fusha dhe stadiumi duken mirë, ata e ujitin barin gjë që është mirë për ne”, shtoi ai.

Slot u pyet edhe për kushtet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ju mund të luani futboll në pothuajse çdo fushë, por mendoj që stadiumi dhe kushtet e fushës janë të mirë për nesër”, përfundoi Slot.

Drita dhe Feyenoordi do të takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së parë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat