Shosholli me fjalë të mëdha për Dritën se si iu kundërvu Feyenoordit 

Futboll

Shosholli me fjalë të mëdha për Dritën se si iu kundërvu Feyenoordit 

Nga: K.Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:49
Shosholli me fjalë të mëdha për Dritën se si iu kundërvu Feyenoordit 

Trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, selektorit i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, përgëzon Dritën për rezultatin 0:0 me gjigantin holandez, Feyenoordin nga Roterdami.

Një rezultat fantastik për Dritën nga Gjilanit, kundër 15 herë kampionit të Holandës. Ky rezultat ka befasuar të gjithë në kuadër të Conference League. 

“Përgëzime për paraqitjen e Dritës.

Paraqitja e Dritës ndaj gjigantit të madh, ekipit të FEYENORDIT e cila ka shumë trofe vendore dhe ndërkombëtare dhe ekip në të cilën luajtën shumë emra të mëdhenj të futbollit evropian, ishte një paraqitje e shkëlqyeshme.

Duke e ditur fuqinë dhe cilësinë e ekipit të Feyenordit, Drita bëri një paraqitje shumë të mirë në aspektin taktik, posaçërisht në fazën defensive ku mesfusha e ekipit së bashku me repartin e mbrojtjes paraqitën një tërësi kompakte e cila ju bëri ballë sulmeve të kundërshtarit dhe rrezikoi shumë herë me kundërsulme.

Urime Drita në ndeshjen e kthimit edhe pse do të jetë mjaft vështirë por jo e pamundur.

Shpresojmë që edhe ekipi i Prishtinës e cila pati paraqitje shumë të mira deri me tani do të vazhdojnë me sukses garat e mëtutjeshme.
Edhe një herë vazhdim të mbarë dhe përfaqësim të suksesshëm të futbollit kosovar të dy ekipeve tona”, ka shkruar Ajet Shosholli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat