Agim Ademi: Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj! 

Futboll

Agim Ademi: Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj! 

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:17
Agim Ademi: Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj! 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me fjalë të mëdha për kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi. 

“Kosova vend i vogël, por me kampion të mëdhenj!

Urime medalja e artë olimpike Distria Krasniqi!
Suksesi juaj madhështor në Olimpiadën e Tokios na bën krenar të gjithëve dhe u jep motiv gjeneratave të reja për t’i ndjekur deri në fund ëndrrat e tyre.

Urime edhe trajnerit dhe punëtorit të palodhshëm, Driton Kuka, drejtuesve të Federatës së Xhudos dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shpresoj që edhe në ditët e ardhshme sportistët tanë të arrijnë suksese tjera në Tokio”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat