Skandaloze, serbët janë për turp, ja çfarë nxjerrin në stadium

Futboll

Skandaloze, serbët janë për turp, ja çfarë nxjerrin në stadium

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:06
Skandaloze, serbët janë për turp, ja çfarë nxjerrin në stadium

Stadiumet në Serbi vazhdojnë që të prodhojnë skandale të shumta për futbollin europian, por ende nuk ka ardhur dënimi shembullor për ta.

Këtë herë zhvillohej ndeshja mes Cervena Zvezdës dhe Kairat në Champions League që përfundoi në shifrat 5:0.

Në “Rajko Mitiq” ishin të ndaluar tifozët për të ndjekur përballjen për shkakun e një dënimi nga ana e UEFA-s.

Por për të mos lënë të boshatisura shkallët e stadiumit lejoheshin fëmijët nën 14-vjeç. Në çdo vend tjetër europian do të ishte panoramë e bukur që do të ofrohej nga tribunat, por jo në Serbi.

Të gjitha janë habitur teksa në pjesën e dytë është hapur parulla politike: “Sarajevo Serbe”.

Ky term është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje Hercegovinës që në vitin 2004, kur qyteti do të merrte emrin Sarajevo Lindore. Por në vendin ballkanik vazhdojnë që të prodhojnë turpin e Europës duke përdorur edhe fëmijët për mesazhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat