Sherr me policinë shqiptare, tifozët e skuadrës zvicrane nxirren jashtë

Futboll

Sherr me policinë shqiptare, tifozët e skuadrës zvicrane nxirren jashtë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:27
Sherr me policinë shqiptare, tifozët e skuadrës zvicrane nxirren jashtë

Sherr me policinë shqiptare, tifozët e skuadrës zvicrane nxirren jashtë nga “Elbasan Arena”!

 Ndeshja mes Partizanit dhe Baselit ka nisur me probleme në tribuna. Një grup i vogël ultrasish të Bazelit, i vendosur në një nga tribunat pas porte, është shoqëruar jashtë stadiumit nga policia.

Tifozët e organizuar të skuadrës zvicerane, nisën kore para sfidës dhe në ato momente u rrethuan menjëherë nga forcat e rendit.

Pas diskutimesh mes palëve për rreth 10 minuta, situata përshkallëzoi pasi forcat e rendit ndërhynë kundër ultrasve të Bazelit duke i larguar nga stadiumi, duke shkaktuar një situatë kaotike para startit të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat