Gjyqtari shqiptar hero, shpëton nga mbytja 3 pushues nga Ferizaj

Futboll

Gjyqtari shqiptar hero, shpëton nga mbytja 3 pushues nga Ferizaj

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:25
Gjyqtari shqiptar hero, shpëton nga mbytja 3 pushues nga Ferizaj

Gjyqtari i futbollit Bekris Dragusha është hero i vërtetë, sot ka shpëtuar nga vdekja tre pushues nga Ferizaj.

Kjo ndodhi në Shëngjin, ku tre pushuesit u përballen me dallgët e detit. 

“Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin. Lucjano_Marku dhe Bekris_Dragusha më shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. 

Tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jetën. 

Në momentin kur 3 te rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallgët e mëdha, me shumë profesionalizëm Luçjano dhe Bekrisi kane ndërhyrë dhe i kanë transportuar të rrezikuarit me në thellësi deri në kufirin e lejuar për notim. Djemtë tregojnë se kanë zgjidhur tapat kufizuese dhe kanë ndihmuar të rrezikuarit të mbahen në to.

Me udhëzimet e Vrojtuesve, stafi i sigurisë se Princ Adriatik Resort të ndihmuar edhe nga pushuesit janë lidhur dorë me dorë për t’i kaluar atyre litarin e rulit statik te Vrojtuesit. Falë Zotit te 3 të rrezikuarit janë nxjerrë ne breg dhe gëzojnë shëndet të plote. Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë jetë!”, njofton Federata Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat