Sulmuesi shqiptar nuk arrin të gjejë rrugën e golit në miqësore

Futboll

Sulmuesi shqiptar nuk arrin të gjejë rrugën e golit në miqësore

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:11
Sulmuesi shqiptar nuk arrin të gjejë rrugën e golit në miqësore

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku debutoi ditën e djeshme me fanellën e Las Palmasit që pas transferimit të tij në Spanjë vetëm pak ditë më parë.

Sadiku zbriti si titullar në fushë në miqësoren që ishullorët zhvilluan ndaj skuadrës së kategorisë së katërt Tamaraseite.

Sulmuesi ishte i pafat duke tentuar të gjejë rrugën e golit në disa raste, por pa sukses.

30-vjeçari doli nga fusha e lojës në minutën e 58-të të takimit duke i lënë vendin shokut të skuadrës Moleiro. Një debutim i qetë për Sadikun i cili nuk po kalon një formë të mirë duke mos e gjetur rrugën e golit prej disa kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat