Drejtori i Akademisë së Shkëndijës, Erhan Selimi, asistent i parë i Bruno Akrapoviçit

Futboll

Drejtori i Akademisë së Shkëndijës, Erhan Selimi, asistent i parë i Bruno Akrapoviçit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:09
Drejtori i Akademisë së Shkëndijës, Erhan Selimi, asistent i parë i Bruno Akrapoviçit

Drejtori i Akademisë së KF Shkëndija, Erhan Selimi, nga sezoni i ri që nis nesër, do të jetë asistent i parë i trajnerit të rikthyer te Shkëndija, Bruno Akrapovic, shkruan News-TV.

Kryesia e Shkëndijës dhe Selimi shumë shpejtë janë marrë vesh, pasi ideja ishte që të kompletojnë stafin teknik.

Ish-kapiteni i Shkëndijës edhe në vitin 2016 ishte në stafin teknik të kuqezinjve nga Tetova, kur së bashku me Akrapovicin fituan kupën e Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija e hap sezonin e ri me skuadrën e re në ligë e parë, Tikveshin e Kavadarit. Takimi do të luhet të dielën në stadiumin “Goce Dellcev” në Prilep me fillim prej orës 17:30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat