Ja kur pritet ta kompletojë Lukaku transferimin te Chelsea

Futboll

Ja kur pritet ta kompletojë Lukaku transferimin te Chelsea

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:09
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku karrierën do ta vazhdojë te Chelsea.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Lukaku gjatë kësaj jave do të kompletoj transferimin e tij te Chelsea.

Chelsea do të shpenzojë rreth 115 milionë euro për blerjen e sulmuesit.

Klubi anglez është duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes me “Nerazzurët”.

Belgu do të kryej testet mjekësorë më pas do të zyrtarizohet futbollisti i ri i “The Blues”.

28-vjeçari, po largohet nga gjiganti italian pas dy sezoneve shumë të suksesshme ku në fund edhe fitoi titullin e kampionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat