Tuchel tregon se me cilën legjendë të klubit do të donte të nënshkruante

Futboll

Tuchel tregon se me cilën legjendë të klubit do të donte të nënshkruante

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:17
Tuchel tregon se me cilën legjendë të klubit do të donte të nënshkruante

Menaxheri i Chelseas, Thomas Tuchel thotë se nëse do të kishte mundësinë të nënshkruante me ndonjë legjendë të klubit për ekipin e tij, ai do të zgjidhte ish-portierin dhe këshilltarin teknik aktual, Petr Cech.

Reprezentuesi çek konsiderohet si portieri më i mirë në histori të Premier Ligës, së bashku me Peter Schmeichel, Edwin Van Der Sar dhe David Seaman.

Kur u pyet nga faqja zyrtare e Chelseas për të zgjedhur një legjendë të klubit që ai do të kishte në krah, Tuchel u përgjigj: “Pyetje e vështirë!

“Unë punoj çdo ditë me Petr Cech dhe ai është i mrekullueshëm, kështu që unë do të zgjedh Petrin me gjithë përvojën e tij.

“Ai punon këtu si Këshilltar Teknik, por gjithashtu ndihmon ndonjëherë portierët tanë dhe mendoj se do të ishte kënaqësi ta kishim stërvitur si lojtar.

“Unë pashë një dokumentar për të dhe Didier Drogba kohët e fundit dhe të dy kishin mentalitete fantastike fituese kur luanin, aq të përqendruar dhe të përkushtuar dhe me siguri, ata do të ishin një pasuri për çdo skuadër”, ka përfunduar mjeshtri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat