Gazmend Haliti, trajneri që ka zbuluar e formuar lojtarë të dëshmuar! Ja 13 prej tyre  

Futboll

Gazmend Haliti, trajneri që ka zbuluar e formuar lojtarë të dëshmuar! Ja 13 prej tyre  

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:50
Gazmend Haliti, trajneri që ka zbuluar e formuar lojtarë të dëshmuar! Ja 13 prej tyre  

Trajneri Gazmend Haliti ka një mijë e një arsye që të mburret me punën e tij që e ka bërë vite me radhë.

E para, nga dora e tij dolën një numër i futbollistëve që sot po japin më të mirën në klubet e ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.

E dyta, disa prej tyre janë të dëshmuar dhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, si futbollisti Edon Zhegrova që paraqitet për Baselin, pastaj Emir Sahiti që luan në Hajduk, Kastriot Selmani për Llapin etj. 

Image

Haliti mburret që ka zbuluar dhe formuar një plejadë të futbollistëve, por nuk do të ndalet me kaq, synon të nxjerr edhe shumë talente të lojës më të popullarizuar në botë.  

Image

Haliti përveç kësaj ka pasur edhe suksese të mëdha me kategoritë e reja: 

Edicioni 2012/2013 FC Prishtina U15, kampion rajonal, fitues i Kupës së Kosovës dhe Kampion i Kosovës. Një periudhë të gjatë me sukses e udhëhoqi Kombëtaren e Kosovës U-15. 

Image

Lojtarët që ka zbuluar Gazmend Haliti:

1.Edon Zhegrova /Basel
2.Emir Sahiti/Hajduk Split
3.Agim Zeka /Drita /Transferi i ri
4.Bleon Sekiraqa /Malisheva
5.Donat Hasanaj/Dukagjini Klinë
6.Malsor Ajeti/Ballkani Suharekë
7.Rigon Kabashi/Trepça Mitrovicë
8.Jehon Stublla/2 Korriku
9.Rinor Jashari/Ferizaj
10.Fatlum Lleshi/Dukagjini Klinë
11.Drin Lladrovci/Ish Feronikeli,  aktualisht Austri
12.Rilind Gërbeshi /Ulpiana
13.Kastriot Selmani/Llapi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat