Gary Neville: Lukaku do shënojë 25 gola, Klopp dhe Guardiola s’do e blinin kurrë

Futboll

Gary Neville: Lukaku do shënojë 25 gola, Klopp dhe Guardiola s’do e blinin kurrë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 19:55
Romelu Lukaku

Gary Neville ka analizuar transferimin e Romelu Lukakut te Chelsea, që pagoi 115 milion euro tek Interi për kartonin e tij. Ish-lojtari i njohur anglez, sot komentator sportiv në Sky Sport UK, ka zbulur tezën e tij në lidhje me goleadorin e fuqishëm belg.

“Klopp nuk do e merrte Lukakun as për 1 milion vjet, ma merr mendja se as Guardiola nuk do e afronte në skuadrën e tij. E dini pse? Sepse Romelu nuk bën presing lart, kështu që nuk do t’i përshtatej stilit të lojës.

Romelu nuk bëri mirë kur ishte te Manchester United, as tani nuk bënte mirë atje, pasi tifozët kanë nevojë për lojtarë me personalitet“, deklaron Neville, i cili më pas komenton rikthimin e belgut në “Stamford Bridge”.

“Chelsea është një klub që ka pasur gjithmonë një pikë referimi në majë të sulmit, një sulmues të fortë fizikisht, siç kanë qenë Drogba dhe Diego Costa. Me shumë mundësi, Lukaku do të shënojë 25 gola.

Gjithsesi, përveç skuadrës së Tuchel, ai nuk bën dhe nuk është fare i përshtatshëm për asnjë nga skuadrat e tjera të mëdha angleze“, theksoi ish-mbrojtësi i United dhe kombëtares angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat