Mediat në Kroaci i japin shuplakë Dinamos së Zagrebit: Ranë si Afganistani!

Futboll

Mediat në Kroaci i japin shuplakë Dinamos së Zagrebit: Ranë si Afganistani!

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:16
Mediat në Kroaci i japin shuplakë Dinamos së Zagrebit: Ranë si Afganistani!

Mediat në Kroaci kanë qenë shumë kritike për Dinamon e Zagrebit që nuk i përmbushi pritshmëritë ndaj Sherif Tiraspol.

Ekipi moldav është me një këmbë në grupet e “Champions League” pasi arriti të mposhte gjigandët kroat në shifrat 3-0.

Kaq e mjaftoi dhe mediat u treguan të ashpra karshi Zagrebit. Madje një prej tyre, “Germanijak.hr” do të bënte një krahasim shumë të veçantë.

“Ishte shuplakë klasike.

Dinamo po vepron tani si një ushtri e shkatërruar, e ngjashme me atë që u largua nga Kabuli këto ditë pa gjuajtur një pl.umb të vetëm, duke i lënë djemtë të veshur me fustane dhe duke i lënë kalla.shnikovët në qytet”, shkruhet në hyrje të artikullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat