I lanë shqiptarit numrin që ka veshur Johan Cruyff! Në Spanjë shkruajnë për ngatërresat...

Futboll

I lanë shqiptarit numrin që ka veshur Johan Cruyff! Në Spanjë shkruajnë për ngatërresat...

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:31
I lanë shqiptarit numrin që ka veshur Johan Cruyff! Në Spanjë shkruajnë për ngatërresat...

Barcelona nuk ndodhet vetëm në një gjendje kaotike sa i përket aspektit financiar, por ka probleme të mëdha edhe në menaxhimin e situatës.

Mjafton këtu që të kujtojmë se disa lojtarë të katalanasëve po ndahen mes dy ekstremeve: “Largimit ose nderimit të madh”. Mes tyre futet padyshim edhe Coutinho, që nga njëra anë është thuajse i larguar nga Barcelona, ndërsa nga krahu tjetër konsiderohet si lojtari që do të marrë fanellën e Mesit me numër “10”.

Kjo e ardhur jo për shkak se te Barcelona e mendojnë se Coutinho e meriton këtë “nderim”, por pasi nuk ka një tjetër numër të lirë.

Kështu edhe Rei Manaj u diskutua për “10” për të njëjtën arsye, por sulmuesi shqiptar do të merrte fanellën e Coutinho me numër “14”. Kjo e fundit nuk është pa histori gjithashtu.

Media spanjolle “Culemania” shkruan se nuk arrin të kuptojë sesi pronarin mitik të numrit “14”, Johan Cruyff, i shkon Rei Manajt që nuk preferohet si titullar nga Koeman. “Disa ditë pasi tregu i transferimeve mbyllet, Barça ka krijuar një rrëmujë të mirë me numrat. Largimi i Leo Messit ka lënë një nga numrat më emblematikë në botën e futbollit… dhe vetë klubin e Barçës, shkruan sport ekpres nga Tirana.  

Tani për tani, klubi duket se është i prirur t’i ofrojë këtë numër Philippe Coutinho, një lojtar që ka qenë në vitrinë gjatë gjithë verës, por më në fund do të mbetet edhe një vit te Barça. Por vendimet e habitshme me numrat nuk përfundojnë këtu. Coutinho e lë ’14’ falas, një numër i ngarkuar me simbolikë te Barcelona. Jo më kot është ai që një lojtar me emrin Johan Cruyff e veshi gjatë kohës së tij. Prandaj është për t’i habitur sesi Laporta vendosi që t’ia dorëzojë Manajt.

Sulmuesi shqiptar është i sapoardhur në ekipin e parë. Dhe, në fakt, ende nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë me ekipin për pjesën tjetër të sezonit: Barcelona është ende e vëmendshme ndaj ofertave të mundshme për Manaj, i cili ka pasur një parasezon të shkëlqyer me ekipin e parë”, shkruhet në artikull.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat