Sot 30 vite nga ndarja me pushtuesin serb, kjo ishte kryesia e parë e FFK-së në krye me Agim Bytyçin

Futboll

Sot 30 vite nga ndarja me pushtuesin serb, kjo ishte kryesia e parë e FFK-së në krye me Agim Bytyçin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:14
Agim Bytyçi, kryetar i parë i FFK-së

Sot 30 vite që u themelua Federata e Futbollit të Kosovës, me kryetar Agim Bytyçin (tani i ndjerë), sekretar i përgjithshëm Sejdi Mërkoja, ndërsa selektor ishte emëruar trajneri i mirënjohur Ajet Shosholli.

30 vite apo 3 dekada të futbollit tonë, që sot po shënojnë rezultate të lakmueshme në rrafshin ndërkombëtar.

Në periudhën 1991-1999, sportistët tanë hoqën shumë, duke lozur në fusha të improvizuara, herë me pluhur e herë me baltë, por asnjëherë nuk u dorëzuan përkundër kërcënimeve të rënda nga pushtuesi serb.

“Futbolli në Kosovë ka një traditë mbi 100-vjeçare, por 20 gushti i vitit 1991 është data që është shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit tonë.

Kjo datë shënon themelimin e Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, në një kohë shumë të vështirë, kur vendi ynë gjendej nën kthetrat e okupatorit serb. 

Kuvendi themelues i Federatës u mbajt në Shkollën Fillore “Asim Vokshi” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, teksa besimi për ta drejtuar këtë institucion me vota unanime të delegatëve iu dha punëtorit të dalluar sportiv nga Prizreni, Agim Bytyqi. Ai përveç se ishte vizionar, ishte edhe intelektual e guximtar për ta çuar përpara misionin e zhvillimit të futbollit të pavarur të Kosovës”, ka shkruar mes të tjera Agim Ademi, president i FFK-së.

Kryesia e parë e FFK-së 

1. Agim Bytyçi, kryetar
2. Hamdi Tovërlani, nënkryetar
3. Gafurr Kabashi, nënkryetar
4. Xhafer Morina, anëtar
5. Jakup Berisha, anëtar
6. Bajram Bardhi, anëtar
7. Bedri Hamza, anëtar
8. Beqir Aliu, anëtar
9. Ferat Qorri, anëtar
10. Enver Nuredini, anëtar
11. Sejdi Mërkoja, sekretar
12. Ajet Shosholli
13. Shinasi Berisha
14. Arbnor Morina
15. Shpëtim Kuqi
16. Bajram Zeqiri
17. Skënder Selmani
18. Haki Loci
PS. Disa prej këtyre anëtarëve janë inkuadruar më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat