Më shumë se një vit pa u paguar, trajneri braktis Kombëtaren

Futboll

Më shumë se një vit pa u paguar, trajneri braktis Kombëtaren

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:45
Më shumë se një vit pa u paguar, trajneri braktis Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares së Venezueles, José Peseiro ka njoftuar këtë të premte se vendosi të ndërpresë kontratën e tij me Kombëtaren për faktin se Federata e Futbollit të Venezuelës (FVF) i detyrohet atij dhe stafit 14 muaj paga, transmeton Insporti.

Peseiro publikoi një deklaratë përmes faqes Twitter ku shpjegoi arsyet që e shtynë atë braktiste postin si trajner i Venezuelës. “Me trishtim të thellë, ne braktisëm një projekt që na motivoi, ishim të emocionuar dhe bëm gjithçka për ta çuar përpara”. U shpreh trajneri.

“Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra, ne arritëm një situatë që nuk u paguam prej 14 muajsh.”Një situatë që ne e konsiderojmë të paqëndrueshme, “shtoi trajneri me origjinë portugeze, i cili mori drejtimin e përfaqësueses në shkurt të vitit 2020.

Nga ana e tij, presidenti i FVF -së, Jorge Gimenez, në një konferencë shtypi në Caracas, shprehu keqardhjen e tij për largimin e strategut portugez, të cilit ai e përshkroi si një njeri shumë të përkushtuar ndaj vendit dhe ekipit kombëtar i cili do të ketë një të ardhme të madhe.

Gimenez pranoi borxhet që FVF ka ndaj Peseiros dhe stafit të tij megjithatë numri 1 i futbollit njoftoi se në 2 shtator Federata Ndërkombëtare e Asociacionit të Futbollit (FIFA) dhe Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) do të fillojnë një procesi auditimi për të rishikuar “në thellësi” financat e organizatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat