​Donnarumma do të jetë i durueshëm deri te pozita e numrit një në portën e PSG-së

Futboll

​Donnarumma do të jetë i durueshëm deri te pozita e numrit një në portën e PSG-së

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 18:08
​Donnarumma do të jetë i durueshëm deri te pozita e numrit një në portën e PSG-së

Portieri Gianluigi Donnarumma ka thënë që nuk i është bashkuar Paris Saint-Germain për të qëndruar në bankën rezervë, por do të jetë i durueshëm deri te momenti kur do të jetë numër një në portë.

Donnarumma u largua nga Milani në fund të qershorit, pas skadimit të kontratës në “San Siro”, duke iu bashkuar si transferim me parametra zero skuadrës franceze.

Sezonin e ri, Donnarumma e sheh vetën si zgjedhja e dytë e trajnerit Pochettino, pasi që Keylor Navas filloi dy xhirot e para në Ligën franceze nga fillimi.

“Kam ardhur te Parisi për të luajtur. PSG më kishte synim dhe më transferoi. Dhe unë desha që të transferohem te PSG. Kam ardhur këtu për të luajtur, kështu që do ta jap më të mirën nga vetja që të jem zgjedhja e parë, por sigurisht që kam rivalitet. Jam i gatshëm për të luajtur”, tha Donnarumma.

“Dua të bëhem njëri nga portierët më të mirë në botë, dhe për ta arritur atë gjë duhet të sakrifikojë dhe të jem i durueshëm. Durimi është gjëja më kryesore”, shtoi gardiani italian.

Po ashtu, Donnarumma ka insistuar se rivaliteti i tij me Navas do të jetë vetëm profesional, dhe nuk do të ndikojë në shoqërinë e tij me portierin nga Kosta Rika.

“Rivaliteti nuk më frikëson mua. Keylor është një portier i madh, por unë jam këtu për të luajtur. Rivaliteti është i mirë dhe do të na ndihmojë që të përmirësohemi. Nuk do të ketë probleme, Navas është një person tejet i mirë, ne jemi shokë dhe nuk kemi probleme, rivaliteti është gjë normale në klube të mëdha”, tha Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat