Orari i ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Futboll

Orari i ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:23
Ilustrim

Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, ku 32 skuadra nga Evropa kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.

Sezoni i ri 2021/22 i Ligës së Kampionëve do të jetë tejet interesant për futbolldashësit, ku do të kemi përballje si Manchester City me Paris Saint-Germain, Atletico Madrid kundër Liverpoolit, Barcelona do të kërkoj hakmarrje kundër Bayern Munich dhe kampioni aktual Chelsea do të zhvillojë ndeshje kundër Juventusit.

Grupi B, në të cilin gjenden gjigandët si Liverpooli, Milani, Atletico Madridi dhe Porto, konsiderohet të jetë “Grupi i Vdekjes”.

Sezoni i ri 2021/22 i garës më të madhe evropiane do të filloj me datën 14 gusht kur edhe do të zhvillohet xhiroja e parë.

Orarin e plotë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

14/15 shtator: Faza e grupeve – xhiroja e parë

28/29 shtator: Faza e grupeve – xhiroja e dytë

19/20 tetor: Faza e grupeve – xhiroja e tretë

2/3 nëntor: Faza e grupeve – xhiroja e katërt

23/24 nëntor: Faza e grupeve – xhiroja e pestë

7/8 dhjetor: Faza e grupeve – xhiroja e gjashtë

13 dhjetor: Shorti i fazës eliminatore – 1/16

15/16/22/23 shkurt: Faza eliminatore, ndeshjet e para

8/9/15/16 mars: Faza eliminatore, ndeshjet e kthimit

18 mars: Shorti i çerekfinales dhe gjysmëfinales

5/6 prill: Faza e çerekfinales, ndeshjet e para

12/13 prill: Faza e çerekfinales, ndeshjet e kthimit

26/27 prill: Faza e gjysmëfinales, ndeshjet e para

3/4 maj: Faza e gjysmëfinales, ndeshjet e kthimit

28 maj: Finalja në stadiumin “Saint Petersburg”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat