De Bruyne: Me Cristianon në skuadër, do të krosoja në një lartësi prej tre metrash

Futboll

De Bruyne: Me Cristianon në skuadër, do të krosoja në një lartësi prej tre metrash

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:32
De Bruyne: Me Cristianon në skuadër, do të krosoja në një lartësi prej tre metrash

E ardhmja e Cristiano Ronaldos po fillon të marrë formë dhe me shumë mundësi ylli portugez do të kompletojë një transferim tek kampionët e Anglisë, Manchester Cityt.

36-vjeçari do të gjente tek ‘’qytetarët’’ një sërë yjesh përfshirë dhe mesfushorin Kevin De De Bruyneqë është një ndër më të mirë në pozicionin e tij. Por teksa të gjithë merren me Ronaldon, një vit më parë ishte mesfushori belg që i hapte rrugën e transferimit drejt Sitit duke bërë një parashikim të pamenduar për fundin.

‘’Një sulmues si Henri, për shembull si Ronaldo, për një lojtar kreativ si ai do të ishte perfektë për mua. Do të dija që kam një partner të shpejtë dhe di si të depërtojë në thellësi të sulmit.

Me Cristianon në skuadër, do të krosoja në një lartësi prej tre metrash, duke ditur se do të ishte dikush në zonë për të arritur topin’’, shprehej De Bruyne në një intervistë për ‘’BBC’’ vitin e kaluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat