Sulmuesi italian godet me grusht shokun e skuadrës

Futboll

Sulmuesi italian godet me grusht shokun e skuadrës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:48
Sulmuesi italian godet me grusht shokun e skuadrës

Mario Baloteli nuk ndryshon kurrë! Sulmuesi italian është gjithmonë në qendër të vëmendjes, më së shumti për gjestet e tij jashtë fushës së blertë, se sa për atë ç’ka jep brenda saj.

Super Mario u bë protagonist ditën e djeshme, në sfidën kundër Koniasporit të Cikalleshit dhe Çekiçit, teksa goditi me grusht shokun e skuadrës në stolin e rezervës.

Baloteli u ndërrua nga trajneri në minutën e 56-të, sulmuesi 31-vjeçar e humbi tërësisht toruan dhe nisi të shpërthente në pankinë me veprime që tregonin qartësisht sesa keq po e përjetonte vendimin e trajnerit.

Në nerva e sipër, italiani nuk I kurseu grushtet ndaj shokut që ndodhej pranë tij, për të zbrazur në një farë mënyre nervat. Për sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me shifrat e barabarta 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat