Gjilani i Munishit me tre pikë nga Drenasi! Feronikeli fundoset në renditje 

Futboll

Gjilani i Munishit me tre pikë nga Drenasi! Feronikeli fundoset në renditje 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:02
Gjilani i Munishit me tre pikë nga Drenasi! Feronikeli fundoset në renditje 

Gjilani pas barazimit në Skenderaj (1:1) me Drenicën, sot kthehet me tre pikë nga rajoni i Drenicës përkatësisht nga Drenasi, duke e mposhtur me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje me rivalitet që u fituar nga kuq e bardhët.

Në minutën e 66-të, Gerhard Progni realizon nga penalltia për fitoren e Gjilanit.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, del ballëlart nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”. 

Në javën e ardhshme, Gjilani pret Dukagjinin dhe Feronikeli i shkon Llapit. 

Superliga e Kosovës 
Prishtina - Ballkani     0:1
Feronikeli - Gjilani     0:1
Ulpiana - Malisheva     1:3
Drita - Llapi         0:0

Nesër 
Dukagjini - Drenica 17.00

Tabela
1. Malisheva     2    1    1    0    4:2    4
2. Ballkani        2    1    1    0    3:2    4
3. Drita        2    1    1    0    2:1    4
4. Gjilani        2    1    1    0    2:1    4
5. Llapi        2    0    2    0    1:1    2
6. Prishtina    2    0    1    1    1:2    2
7. Dukagjini    1    0    1    0    2:2    1
8. Drenica        1    0    1    0    1:1    1
9. Ulpiana        2    0    1    1    2:4    1
10. Feronikeli    2    0    0    2    1:3    0
Në javën e tretë do të takohen: Malisheva - Drita, Gjilani - Dukagjini, Llapi - Feronikeli, Drenica - Prishtina dhe Ballkani - Ulpiana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat