Griezmann do të jetë sërish një futbollist i Atleticos

Futboll

Griezmann do të jetë sërish një futbollist i Atleticos

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:01
Griezmann do të jetë sërish një futbollist i Atleticos

Antoine Griezmann do të jetë sërish një futbollist i Atletico Madrid.

Sapo është gjetur akordi mes dy klubeve për një huazim me të drejtë blerje në vitin 2022 që do të jetë rreth 40 mln euro.

Barcelona ka pranuar ofertën për ta huazuar sulmuesin francez te kampionët e Spanjës.

Griezmann rikthehet tek ekipi ku i bë i famshëm dhe ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit.

Nga ana tjetër Barcelona po tenton të mbyllë transferimin e Luuk De Jong, nga Sevilla. Holandezi luan si sulmues qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat