Griezmann: Ndihem keq që nuk do iu dëgjojë nga tribunat

Futboll

Griezmann: Ndihem keq që nuk do iu dëgjojë nga tribunat

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 12:50
Griezmann: Ndihem keq që nuk do iu dëgjojë nga tribunat

Sulmuesi francez, Antuan Griezmann ka reaguar për herë të para pas kalimit të tij nga Barcelona te Atletico në minutat e fundit të afatit kalimtar të verës.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Griezmann i dha lamtumirën tifozëve katalunas.

“Të dashur mbështetës. Iu them lamtumirë duke ju falënderuar për dashurinë tuaj. Dhashë gjithçka për këtë fanellë”.

“U përfshiva në këtë skuadër të mirë dhe ndihem keq që nuk do iu dëgjojë nga tribunat, por krenar që jam një nga ju”, shkroi ai.

Ndërkohë, Atletico huazoi Griezmann me opsion blerje për 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat