Sollën vajza në hotel, përjashtohen 4 futbollistë nga kombëtarja

Futboll

Sollën vajza në hotel, përjashtohen 4 futbollistë nga kombëtarja

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:13
Sollën vajza në hotel, përjashtohen 4 futbollistë nga kombëtarja

Arjany Martha, Naci ünüvar, Rio Hillen (Ajax), Mimeirhel Benita (Feyenoord) dhe Xavi Simons (PSG) janë përjashtuar nga ekipi i Holandës U19.

Të rinjtë, sipas mediave holandeze, sollën disa vajza në ambientet e tyre në hotel, që nënkupton se kanë shkelur protokollin dhe rregullat e covid-19.

Selektori holandez i ka përjashtuar katër futbollistët nga kampi të cilët janë kthyer menjëherë në shtëpi.

Martha dhe Benita i sollën vajzat në hotel, ndërsa më pas Simons, Hillen e Unuvar u bashkuan me to.

Xavi Simons është talenti më i madh holandez.

Ai ishte bërë i njohur si talent te Barcelona, por më pas PSG e kishte blerë kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat