Kryetari i “Dardanëve” kërkon burgim për tifozin që e qiti në shitje biletën

Futboll

Kryetari i “Dardanëve” kërkon burgim për tifozin që e qiti në shitje biletën

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:37
Kryetari i “Dardanëve” kërkon burgim për tifozin që e qiti në shitje biletën

Lulzim Berisha, kryetari i grupit zyrtar të tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët”, ka mbetur i tërbuar nga një tifoz i cili e nxori në shitjen biletën e ndeshjes kualifikues mes Kosovës dhe Spanjës për Kupën e Botës, duke bërë thirrje që ai të burgoset.

Kombëtarja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Botërorin 2022.

Për shkak të masave të rrepta kufizuese të pandemisë Covid-19 dhe faktit se lejohet mbushja e vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi të mos nxjerr në shitje bileta për ndeshjen e së mërkurës mbrëma.

Image

Biletat në dispozicion iu dhanë tifozëve zyrtarë të ekipit kombëtar, por njëri prej tyre duket se kishte plane të tjera për këtë mbrëmje.

Tifozi me emrin Arlind H Zogaj e nxori në shitje biletën e tij për këtë ndeshje në një faqe marketingu në Facebook.

“Shitet bileta Kosova-Spanja. Çmimi me marrëveshje”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë së biletës, ku e kishte lënë edhe numrin kontaktues.

Berisha e ka shpërndarë fotografinë e Zogajt, duke shprehur tërbimin e tij me tifozin.

“Me pas shtet taman qysh un e du kta 18 vjet burg ja kisha jap Marreeeeee”, shkroi Berisha në llogarinë e vet në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat