Tetë lojtarë brazilianë nuk mund të paraqiten në Premier Ligë këtë vikend

Futboll

Tetë lojtarë brazilianë nuk mund të paraqiten në Premier Ligë këtë vikend

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:56
Foto

Emrat e njohur si Alisson Becker, Fabinho, Roberto Firmino, Gabriel Jesus, Ederson dhe Fred nuk do të jenë të gatshëm këtë vikend për klubet e tyre përkatëse në Premier Ligë.

Liverpooli, Manchester City dhe Manchester United do të jenë pa disa nga yjet e tyre këtë vikend, pasi raportet mes klubeve angleze dhe Federatës së Brazilit kanë eskaluar.Siç raportohet nga “Goal”, FIFA ka informuar klubet se rregulli “pesë-ditorë” është aktivizuar nga Federata e Brazilit, duke ua ndaluar tetë lojtarëve nga pesë klube të ndryshme të paraqiten këtë vikend.

Treshja e Liverpoolit Alisson Becker, Fabinho dhe Roberto Firmino përfshihen këtu, së bashku me dyshen e Manchester Cityt Gabriel Jesus dhe Ederson, mesfushorin e Manchester United Fred dhe yllin e Leeds United Raphinha.

Nëse klubet në fjalë dështojnë të bashkëpunojnë në bazë të kësaj rregulle është bërë e ditur që do të pasojnë ndëshkime, ku një ndër to do të jetë edhe mbyllja e ndeshjes dhe pikët shkojnë te kundërshtari i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat