Ish sulmuesi i njohur: Bëri mirë që goditi tifozët me shishe

Futboll

Ish sulmuesi i njohur: Bëri mirë që goditi tifozët me shishe

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:34
Ish sulmuesi i njohur: Bëri mirë që goditi tifozët me shishe

Ish-sulmuesi i njohur francez, Nikolas Anelka i ka dalë në mbrojtje yllit të Marsejës Dimitri Pajet pas përplasjet të këtij të fundit me tifozët e Nicës në gusht të këtij viti.

Ndeshja Marsejë-Nicë u ndërpre pas 75 minutash lojë, pasi Pajet u godit me një shishe ujë në kurrizin e tij. Kaq mjaftoi që ylli francez t’i kundërpërgjigjej tifozëve duke i kthyer goditjen me shishe, për tu përfshirë më pas në një kaos që ndërpreu dhe ndeshjen.

Anelka u shpreh se veprimi i Pajet ishte normal pasi lojtarët nuk duhet të abuzohen.

“Për mua, ky është një reagim normal. Ju jeni një lojtar futbolli, ju godasin me një shishe në kurriz. Unë jam dakord me Pajet në atë pikë.

Nëse do të isha në vendin e tij, do të hidhja dy shishe plus këpucët e mia! Unë dua që ne të jemi shembullorë, por as ne nuk duhet të abuzohemi”, u shpreh Anelka në një intervistë për gazetën franceze RMC Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat