Negociatat për rinovimin e kontratës së Bruno Fernandes janë bllokuar.
Manchester United është i vendosur të zgjasë marrëveshjen me portugezin pas 18 muajve të shkëlqyera me klubin.
Sipas The Mirror, ky bllokim ka ardhur nga një kërkesë e re e menaxherit Miguel Pinho, shkruan telesporti.
Pinho po këmbëngul që klubi të përfshijë një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës në marrëveshjen e re.
Për momentin, United po e refuzon këtë mundësi dhe i ka ofruar lojtarit një kontratë me 350 mijë euro në javë.