Kryetrajneri i Prishtinës tregon se kush është fajtori kryesor

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës tregon se kush është fajtori kryesor

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:09
Kryetrajneri i Prishtinës tregon se kush është fajtori kryesor

Prishtina nuk ka arritur fitore as në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit janë mposhtur në udhëtim te Drenica, me rezultat 2:1.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka deklaruas pas ndeshjes se këto rezultate janë katastrofale, duke theksuar se përgjegjësinë e mbanë vetë ai për këto ndeshje.

“Nuk ka ka ndikuar lodhja në ndeshjet që kemi bërë në Evropë. Në tri ndeshje vetëm një pikë kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë.

“Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka deklaruar Ramadani.

Pas tri ndeshjeve të para, skuadra e Ramadanit ka grumbulluar vetëm një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat