Presidenti i La Ligas tregon se kur Reali mund t’i blejë Mbappen dhe Haalandin

Futboll

Presidenti i La Ligas tregon se kur Reali mund t’i blejë Mbappen dhe Haalandin

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:53
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka deklaruar se Real Madridi ka para mjaftueshëm për t’i blerë edhe Kylian Mbappen edhe Erling Haalandin verën e ardhshme.

“Los Blancos” provuan deri në fund të kësaj merkatoje për të nënshkruar me Mbappen, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tebas tha se verën tjetër dy talentët e futbollit, Mbappe dhe Haaland mund të “zbarkojnë në “Santiago Bernabeu”.

“Real Madrid ka mjaftueshëm para për të nënshkruar me të dy, Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin verën e ardhshme”, tha Tebas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat