Një talent te kampionët e Andorrës, 19-vjeçari shqiptar firmos me skuadrën

Futboll

Një talent te kampionët e Andorrës, 19-vjeçari shqiptar firmos me skuadrën

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:25
Një talent te kampionët e Andorrës, 19-vjeçari shqiptar firmos me skuadrën

Besjan Bërnaca transferohet te kampionët e Andorrës. Lojtari i formuar tek akademia e Internacionalit ka kaluar zyrtarisht tek Inter Club d’Escaldes.

Sezonin e kaluar, i riu e mbylli te moshat e Lokomotivës së Zagrebit dhe me paraqitjet direkt ka spikatur.

Ai është vëzhguar për disa kohë gjatë aventurës në Kroaci dhe pas negociatave, është arritur akordi për shitjen e tij.

Për 19-vjeçarin kjo është një mundësi e artë për të treguar veten, ndërsa pritshmëritë janë që të ketë edhe hapësirë.

Ka qenë vetë klubi andorrian që ka prezantuar këtë lëvizje në merkato, ndërsa në faqen zyrtare i uronin mirëseardhjen mesfushorit të talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat