Ramadani flet për barazimin e Prishtinës, kështu e arsyeton

Futboll

Ramadani flet për barazimin e Prishtinës, kështu e arsyeton

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 21:11
Ramadani flet për barazimin e Prishtinës, kështu e arsyeton

Derbi dramatik i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi baras, 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirija Ramadani, për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Ky barazim është i barabartë me një humbje. E llogarisë si humbje. Avantazhi i një lojtari më tepër dhe eksperienca janë faktorët që nuk është dashur të ndodhë kjo. Nuk ia falim vetes, nuk ia falim askujt. Duhet të marrim përgjegjësi” – tha fillimisht trajneri nga Shkupi.

“Ekipi është më ndryshe me rikthimin e Mankendës dhe Abazit. Sot kishim një fytyrë tjetër nga takimet e tjera. Tani me ditë ku është problemi, shumë lehtë mund ta zgjidhnim. Jemi duke hulumtuar” – shtoi tutje trajneri i Prishtinës.

“Po të kishim egoizëm sot, do të merrnim pikë të plota. Kishim iniciativë, bëm presion edhe ndaj Ballkanit edhe sot. Na mungon qetësia dhe komponimi në fazën e sulmit” – deklaroi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat