‘Blaugranët’ po mendojnë huazimin e futbollistit të Manchester Cityt

Futboll

‘Blaugranët’ po mendojnë huazimin e futbollistit të Manchester Cityt

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:09
‘Blaugranët’ po mendojnë huazimin e futbollistit të Manchester Cityt

Skuadra e Barcelonës momentalisht ka shumë pak opsione në sulm, pasi janë të lënduar futbollistë si Serhio Aguero, Ousmane Dembele dhe Martin Braituajt. Kjo ka shtyerë drejtuesit e klubit që të fillojnë kërkimet për opsione të reja në këtë repart.

Sipas gazetës ‘SPORT’, ‘Blaugranët’ po mendojnë huazimin e futbollistit të Man. Cityt, Rahim Sterling.

Sterling ka humbur vendin startues në formacionin e Pep Guardiolas dhe thuhet se është i hapur për një largim në merkaton e janarit.

Sulmuesi dëshiron të kalojë Spanjë ku do të ketë më shumë minuta dhe do të luajë së bashku me ish-shokun e skuadrës, Serhio Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat