Allegri: Nuk ka skuadra që nuk janë favorite

Futboll

Allegri: Nuk ka skuadra që nuk janë favorite

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:55
Allegri: Nuk ka skuadra që nuk janë favorite

Në vigjilje të supersfidës së javës së katërt të Serie A ndaj Milanit, trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri është prezantuar përpara mediave duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp duke analizuar këtë takim, vendimtar për kthesën e bardhezinjve në kampionat.

Skuadrat favorite për titullin?

“Sipas meje nuk ka skuadra që nuk janë favorite.

Ne do të duhet që të kërkojmë që të rikuperojmë terrenin që kemi humbur në fillim të kampionatit. Me siguri nesër ndaj Milanit do të bëjmë një ndeshje të bukur.

Pas fitores ndaj Malmos, nuk është se jemi bërë fenomenë, por as më parë nuk ishim as të paaftë, na duhet ekuilibër dhe dëshirë për të arritur për të qenë më të mirët.”, përfundoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat