Trajneri zviceran Adil Maliqi: Kundër Serbisë u dëshmua se shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të kenë një kombëtare!

Futboll

Trajneri zviceran Adil Maliqi: Kundër Serbisë u dëshmua se shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të kenë një kombëtare!

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:40
Adil Maliqi

Është një trajner i njohur në Zvicër, sidomos për skuadrat profesionale. Ai këtë profesion sportiv e ushtron që plotë 10 vite.

Ai është komunikativ jashtë stadiumit, kurse shumë serioz dhe ambicioz në tapinë e gjelbër i cili punon me lojtaret ne mënyre profesionale dhe gjëja me kryesore tek ai është se të jep motivim, gjate gjithë stërvitjeve, ndeshjeve duke sjellë fitore por edhe duke inkurajuar të vazhdosh gjithmonë më shumë… Është një edukator i sportit dhe moralit të kodit të UEFA-së,  ambasador për imazhin e shqiptarëve si shembull integrimi ne Zvicër.

Kështu na e thanë trajnerët zvicerane dhe shqiptarë, njohës të mirë të sportit dhe futbollit.

Këta ishin Amir Bajrami ish-futbollist i Bundesliges e VFB Stutgart dhe Lojtari kombëtares së Zvicrës, Endrit Mucaj lojtar i skuadrës, Enolton Franciskumar, drejtori Sportiv Ferdi Xhaferi, Liridon Kelmendi, menaxher, Lavdim Ebibi, kapiten i skuadrës etj..

Pra, të gjithë këta e kishin fjalën për të riun Adil Maliqin, me orgjinë shqiptare nga Busavaca e Kamenices i cili jeton dhe vepron qe 35 vite ne Zurich, dmth që kur ka lindur në këtë vend, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Jam Trajner qe rreth 10 vite ne Zvicër. Kam kaluar të gjitha grup moshat deri te Ekipa 1 (senior) ne cdë klub që kam qenë kam gjurmët e mia! Ne çdo klub nxora maksimumin ku çdo lojtar dhe çdo skuadershenoli suksese dhe progres!..” thotë fillimisht për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch Adil Maliqi, trajner në Zurich.

Se sa është internimi i të rinjve në futboll ne vazhdmësi z.Maliq ka thënë se “interesimi i te rinjve tanë për të ushtruar, për luajtur futboll është jashtëzakonisht i madh,  sidomos në vitet e fundit me shfaqjen e disa futbollisteve tanë që bënë emër në futbollin hlevetik duke shkuar historinë sikur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, ose idhulli kombëtares, kapiteni legjendar Lorik Cana…”

Lojtar me të cilët kam punuar, ushtrua unë mund të theme se ata nga trojet tona janë shumë me të sinqertë dhe me te sjellshëm dhe kane shprehur gjithnjë gatishmëri për suksese dhe avancim ne futboll. Ka disa raste qe lojtar nga Kosova te cilët kane dalur nga Liga e Kosovës si Etrit Berisha, Milot Rashics, ose Kastrati te cilët kane shumë cilësi, por ne shumë raste atyre ju mungon nje trajner e mirë!..” thonë trajneri zvicerane Adil Maliqi.

Se cfarë mendon se a e shet koha qe shipatrët në Ballkan të luajne vetme me një kombëtare e jo si deri tash Adil Maliqi është përgjigjur: “Unë mendoj se nuk ka kohe as do të për të pasur një kombëtare. Nuk është kurrë vonë. Kjo gatishmëri ne një fare menyre u deshmua ne vitin 2016 por edhe në vitin 2015 përballë Serbisë kur shqiptaret ishin unik, kompakt se paku ne futboll ku kishin nje kombëtare te te gjitha trojeve, përfshirë ketu edhe ata ne diaspore te cilët i dolën Serbisë në fronitn e “gjelbër” ne Beograd me nje flamur kuqezi! Po te ishim bashkuam jam i bindur se kishim nje super kombëtare qe na kishte frikë e tere bota!..për cka nuk është e rastësishme pse shqiptaret i kane lenene kështu te ndare ne 3-4 shtete. Por jam optimist pas pas pavarësisë se Kosovës, dhje pas anetareismit te saj ne UEFA dhe FIFA, gjerat jane ne rruge te mbare, cka koha po punoj jo vetem për sportin, futbollin tonë, por edhe per shqiptaret ne përgjithësi!"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat