Xherdan Shaqiri çon në këmbë francezët, shënon supergol për fitoren e Lyonit 

Futboll

Xherdan Shaqiri çon në këmbë francezët, shënon supergol për fitoren e Lyonit 

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:31
Xherdan Shaqiri çon në këmbë francezët, shënon supergol për fitoren e Lyonit 

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, ka shënuar golin e parë në kampionatin e Francës. 

Ai deri me tash ka një gol e një asistim, duke treguar formën jashtëzakonisht të mirë. 

Lyoni si vendas ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në duel me Troyes-in, në takimin e javës së shtatë.

Në minutën e 45-të, zhgënjim në tribunat e Lyonit. 

Chavalerin kalon në epërsi Troyesin. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Xherdan Shaqiri me mjeshtrin e tij nga 10-11 metra, nga një pozitë mjaft e vështirë godet bukur dhe shënon në këndin e epërm të djathtë, 1:1. 

Në minutën e 72-të, Emerson realizon për 2:1 dhe Paqueta në minutën e parafundit (89’) realizon për fitoren 3:1.

Shaqiri u paraqit deri në minutën e 88-të duke treguar angazhim të madh.

Lyoni renditet në vend të gjashtë me 11 pikë dhe Troyes është i 17-ti me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat