​Lirim Kastrati po kalon në formë të mirë me Legia Warsaw

Futboll

​Lirim Kastrati po kalon në formë të mirë me Legia Warsaw

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:21
​Lirim Kastrati

Që prej transferimit të tij nga skuadra e Dinamo Zagrebit te ajo e Legia Warsaw, sulmuesi kosovar Lirim Kastrati është duke treguar paraqitje tejet të mira.

Kastrati u transferua te Legia gjatë këtij afati kalimtar të transferimeve, ku si duket është përshtatur në mënyrën më të mirë.

Deri tani, Kastrati ka zhvilluar katër ndeshje me skuadrën polake, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Gjatë ndeshjes në Ligën e Evropës mes Spartak Moscow dhe Legia Warsaw, ishte vetë Kastrati ai i cili ia siguroi fitoren ekipit të tij, duke shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes, njëkohësisht golin e vetëm të ndeshjes.

Më poshtë e gjeni golin e tij në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat