Lazio e ka fituar derbin e javës së gjashtë të Serie-A kundër rivalit lokal Romës me rezultat 3-2.
Milinkovic-Savic, Pedro dhe Felipe Anderson u shënuan në listën e realizatorëve për Lazion, kurse nga radhët e Romës shënuan Ibanez dhe Veretout nga penalltia.
Polemikat dhe tensionet vazhduan edhe pas përfundimit të ndeshjes me mesfushorin e Romës Nicola Zaniolo qe e përjetoi rëndë humbjen dhe eskaloi derisa po largohej nga fusha. Ai nuk i duroi provokimet e tifozëve duke u kundërpërgjigjur me një gjest të turpshëm për të cilin edhe pritet të dënohet nga komisioni disiplinor.
Përveç Zaniolos, ishte edhe trajneri i Romës Jose Mourinho ai i cili u largua nga konferenca për shtyp pas një debati të ashpër që pati me disa prej gazetarëve të pranishëm në sallë.
Pas gjashtë ndeshjeve, Roma renditët në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Lazio në të gjashtin me 11 pikë.
Ky ishte gjesti i pahijshëm i Zaniolos:
Zaniolo did this to the Lazio fans at the end of the match pic.twitter.com/rGUpYBjJg2
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) September 26, 2021