Selektori i Suedisë për një arsye i frikësohet Kosovës

Futboll

Selektori i Suedisë për një arsye i frikësohet Kosovës

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:27
Selektori i Suedisë për një arsye i frikësohet Kosovës

Kombëtarja e Suedisë, së fundi, e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës, ndërsa në të figuron edhe emri i Zlatan Ibrahimoviç.

Kosova do të përballet me Suedinë më 9 tetor, për t’u ndeshur tri ditë më vonë me Greqinë.

Janne Andersson, i cili është selektor i kombëtares suedeze me këtë rast ka thënë se Kosova ka një ekip që mund t’i shkaktojë kokëçarje ekipit që ai e drejton.

“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme” – tha ai.

Andersson e lavdëroi paraqitjen e Kosovës kundër Spanjës, duke thënë se luajti shumë mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat