Cannavaro: Është një lojtar që po tregon një vlerë të pabesueshme

Futboll

Cannavaro: Është një lojtar që po tregon një vlerë të pabesueshme

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:31
Cannavaro: Është një lojtar që po tregon një vlerë të pabesueshme

Fabio Cannavaro ka folur për Napoli-n në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

Për Zambo Anguissa: “Është një lojtar që po tregon një vlerë të pabesueshme. Duke parë si ka shkuar operacioni ka qenë një marrëveshje e madhe. Për një mbrojtësi është një gjë shumë e mirë të ketë një shok skuadre të tillë përpara”, ka thënë kampioni i botës.

“Si mbulohet një lojtar si Osimhen? Me mua nuk do të kishte prekur top, do të kishte dalë nga fusha i mërzitur”, ka thënë ish-mbrojtësi duke qeshur.

“Po tregon cilësi shumë të mëdha. Këta dy lojtarë po bëjnë diferencën për Napoli-n”.

Në lidhje me Insigne-n: “Duhet të bëjë vlerësimet e tij sepse kështu është e drejtë. Fakti që është tifoz dhe kapiten do të bëjë diferencën. Në fund do të gjejë zgjedhjen e duhur për të kënaqur tifozët që besojnë shumë tek ai”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat