“Derbi i Tiranës”, Dinamo pret në shtëpi skuadrën e Partizanit

Futboll

“Derbi i Tiranës”, Dinamo pret në shtëpi skuadrën e Partizanit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 10:01
Derbi

Sot, me fillim nga ora 19:45 do të zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, ku Dinamo Tirana pret në shtëpi skuadrën e Partizanit.

Kjo ndeshje në Shqipëri është e njohur ndryshe edhe si derbi i kryeqytetit, ose “Derbi i Tiranës”.

Dinamo Tirana rikthehet në këtë ndeshje nga barazimi pa gola me Teutën, njëjtë sikurse skuadra e Partizanit që barazoi 1:1 me skuadrën e Vllaznisë.

Pas tre xhirove të zhvilluara, Dinamo zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej pesë pikë, kurse skuadra e Partizanit pozicionohet në vendin e shtatë me vetëm dy pikë.

19:45 Dinamo Tirana – Partizani (Stadiumi Selman Stërmasi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat