Reagimet e mediave hungareze pas humbjes nga Shqipëria

Futboll

Reagimet e mediave hungareze pas humbjes nga Shqipëria

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 13:12
Reagimet e mediave hungareze pas humbjes nga Shqipëria

Shqipëria arriti një fitore heroike dhe historike mbrëmë në Budapest ku mposhti sërish me të njëjtin rezultat dhe autor si në “Elbasan Arena” 0-1 me Armando Brojën në 10 minutat e fundit të takimit.

Kombëtarja shqiptare dominoi dhe tashmë është më pranë se kurrë ëndrrës së Botërorit dhe nëse diçka e tillë do të ndodhë do të jetë hera e parë që Shqipëria do të shkonte në një kompeticion si Kupa e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katarin e largët, që sot duket më pranë se kurrë.

Në Hungari duken të dorëzuar sa i përket mediave ku këta të fundit i kanë bërë një pasqyrim të detajuar ndeshjes, ku praktikisht të gjitha kanë rënë dakord se ëndrrat e Botërorit praktikisht janë zhdukur.

MEDIAT E NJOHURA HUNGAREZE –

M4Sport.hu – Shqipëria fiton ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”, ëndrrat për Botërorin praktikisht janë zhdukur

Index.hu – Fitorja i takoi sërish shqiptarëve, heqim dorë nga Botërori

Rango.24.hu – Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, mposhtën Hungarinë në Budapest

NemzetiSport.hu – Broja goditi përsëri, shqiptarët mposhtën ekipin e Rosit edhe në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat