Ramadani: Ja për çfarë më vjen keq

Futboll

Ramadani: Ja për çfarë më vjen keq

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:22
Ramadani: Ja për çfarë më vjen keq

Mesfushori Ylber Ramadani, shprehu zhgënjim për humbjen në shtëpi ndaj Polonisë. Në prononcimin pas ndeshjes ish-futbollisti i Partizanit, ndër të tjera u shpreh:

“Më vjen shumë keq, bëmë një ndeshje shumë të mirë. Na mungoi vetëm goli, i bëmë të gjitha, krijuam raste, volum loje. Një gol na mungoi që në pjesën e parë.

Gjithmonë kam qenë gati, nuk ka rëndësi kush luan. Duhet të vish me krenari. Nuk ka rëndësi, kush luan, vetëm ekipi të jetë mirë. Kjo është Kombëtare, duhet të luajnë të gjithë dhe nuk kemi pse bëhemi nervozë kur qëndrojmë në stol..

Me Baren njihemi që nga U21, u munduam ta qarkullonim topin, me vjen keq që Bare doli jashtë për shkak të lëndimit. Luajtëm me qetësi, na mungoi një gol. Më vjen keq për tifozet që nuk mundën të shikonin një gol”, u shpreh Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat