Kukësi me objektiva të mëdha/ Pejic: Kemi lojtarë të fortë dhe konkurrues

Futboll

Kukësi me objektiva të mëdha/ Pejic: Kemi lojtarë të fortë dhe konkurrues

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:08
Kukësi me objektiva të mëdha/ Pejic: Kemi lojtarë të fortë dhe konkurrues

Kukësi është një nga skuadrat që premton shumë këtë sezon.

Vitin e kaluar, verilindorët ishin shumë larg pritshmërive, por këtë sezon në ndeshjet e para kanë treguar se objektivat janë rritur.

Ndryshimet kanë nisur që nga pankina, që pas largimit të Mirel Josës, vendin e ka marrë tekniku Diego Longo, një emër që ka fituar shpejt zemrën e tifozëve të Kukësit.

Në një intervistë për Vizion Plus, trajneri italian tregon pritshmërit që ka nga djemtë ndërsa permend edhe skuadrat rivale në superlige.

”Është e thjeshtë . Ne po përpiqemi të rritemi cdo ndeshje , Kemi lojtarë të rinj dhe duhet të punojmë fortë , të sakrifikojmë gjithcka në fushë dhe në fund të luftojmë për cdo trofe në Shqipëri, si Kupë ashtu dhe Kampionat . NuK mund të them tani cfarë lufton skuadra pasi është shumë shpejt , ne duam të fokusohemi 100 % tek cdo ndeshje dhe kjo është puna jonë. I kam parë të gjitha skuadrat  dhe kanë lojtarë mirë , vecoj Vllazninë , Partizanin, Tiranen dhe Teutën. Megjithatë nuk i friksohem asnjërës prej tyre. ”

Pero Pejic, një nga sulmuesit më të mirë që klubi ka patur, është rikthyer tek verilindorët, por këtë herë në rolin e drejtorit sportiv. Kroati tregon se ishte një ofertë e parezistueshme çfare e bindi të ishte pjesë e projektit.

”Këtë sezon kemi një skuadër të mirë , me lojtarë cilësor dhe konkurues. Kemi një supertrajner që karikon cdo ditë skuadrën dhe them se mund të luftojm për të dyja frontet. Superliga sikundër e tregoi dhe vitin e kaluar është një kampionat i fortë por deri në fund nuk i dihet. Golashënues si une ? Hahah.. Është akoma shpejt, deri tani në 4 ndeshje kemi shënuar 10 gola , do kohë të shihet nëse ka një PEJIC të ri apo jo”

I pyetur për stadiumin e ri të Kukësit si dhe këshillat e veçanta të presidenti Safet Gjici, Pejic përgjigjet:

”Për një muaj , besoj cdo gjë do jetë gati. Është një faktor plus për ne . Nëse luajmë në shtëpinë tonë , nuk do të jetë njësoj si në Elbasan. Duam publikun tonë. Me Presidentin flas sa herë ai vjen në Tiranë. I pëlqen loja e skuadrës edhe pse ai gjithmonë kërkon më shumë”

Në katër ndeshjet e para, Kukësi ka grumbulluar 7 pikë, 2 fitore, një humbje dhe një barazim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat