Dy klube të Premier League po përpiqen të firmosin me suedezin

Futboll

Dy klube të Premier League po përpiqen të firmosin me suedezin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:44
Dy klube të Premier League po përpiqen të firmosin me suedezin

Tifozët e futbollit, veçanërisht ata nga Kosova, e kanë të freskët golin spektakolar të realizuar nga Alexander Isak në fitoren 3-0 të Suedisë përballë “Dardanëve”, një finalizim i denjë për lojtarët e mëdhenj.

Në fakt, nuk ishte rastësi, sepse ky futbollist, pjesë e Real Sociedadit në LaLiga, është aq cilësor sa kërkohet nga skuadra të rëndësishme në Europë.

Dy klube të Premier League po përpiqen të nënshkruajnë me sulmuesin suedez, madje janë gati të paguajnë klauzolën e tij të lirimit dhe nuk bëhet fjalë për emra dosido.

Alexander Isak rinovoi kontratën e tij me Real Sociedadin këtë vit. Kjo marrëveshje e mban të lidhur me baskët deri në qershor 2026. Klauzola e largimit të lojtarit është 90 milionë euro. Pavarësisht se është një shumë e lartë, dy klube të Premier League po studiojnë mundësinë e marrjes së Alexander Isak përmes kësaj pagese.

Alexander Isak është vetëm 22 vjeç. Për këtë arsye, nënshkrimi i sulmuesit suedez nuk është vetëm një bast për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Po cilat janë klubet që do të bënin këtë çmenduri për këtë sulmes? Bëhet fjalë për dy ekipet e Manchesterit, City-n dhe United.

Pep Guardiola prej kohësh është vënë në kërkim të një sulmuesi cilësor, ndërsa te “Djajtë e Kuq” e dinë mirë që Cristiano Ronaldo nuk do të mund ta ruajë nivelin e tij për një kohë të gjatë. Do të jetë një derbi nxehtë për një sulmues premtues, që vetëm edicionin e kaluar ka mundur të realizojë 17 gola në LaLiga në 34 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat