Milot Rashica me Norwich-in pësojnë debakël nga Chelsea 

Futboll

Milot Rashica me Norwich-in pësojnë debakël nga Chelsea 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:19
Milot Rashica me Norwich-in pësojnë debakël nga Chelsea 

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Norwich-in kanë pasur një ditë shumë të keqe në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Norwich pëson debakël me rezultat 7:0 nga Chelsea.

Të kaltrit tre gola shënuan në të parën e katër në pjesën e dytë, duke i shkaktuar humbje të rëndë rivalit.

Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të por i pa forcë ndaj mbrojtjes së vendasve.

Golat u shënuan nga Mount (8', 85’-nga penballtia e 90+1'), Hudson - Odoi (18'), James (42'), Chilwell (57') e Aarons (62'-autogol). Në minutën e 65-të, Gibson i Norwich-it u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Pas javës së nëntë në Premier League, Chelsea kryeson me 22 pikë e Norwich është në fund me 2 pikë, me dy barazime e shtatë humbje, me goldallim 2:23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat