Guardiola: Është sezoni im i gjashtë këtu dhe çdo sezon është bërë më i fortë se i kaluari

Futboll

Guardiola: Është sezoni im i gjashtë këtu dhe çdo sezon është bërë më i fortë se i kaluari

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:46
Pep Guardiola

Manchester City arriti të regjistrojë fitoren e radhës në Premier Ligë, duke e mposhtur skuadrën e Brightonit si mysafir me rezultat 4-1, në duelin që i përket xhiros së nëntë.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u shpreh i kënaqur me fitoren gjersa ka përmendur shumë skuadra konkurruese për titullin e ligës duke vënë në theks se kjo ligë po bëhet më e fortë vit pas viti.

“Është sezoni im i gjashtë këtu dhe kjo ligë bëhet me e fortë se çdo vit i kaluar, definitivisht. Top menaxherë, shikoni Graham (Potter), top klube gjithashtu.

“Arsenal është duke u ngritur, ata do të jenë aty. Chelsea sigurisht, Liverpool, Man Utd, shumë klube të mëdha, kjo është pse Premier Liga është liga më e mirë në botë dhe jam krenar që e shijoj këtë moment në këtë vend, është një privilegj.

I pyetur nëse dashuron së luajtur kundër top menaxherëve, Pep u përgjigj: “Definitivisht! Ata më bëjnë menaxher më të mirë, kjo është e sigurtë.”

Man City me fitoren e sotme i afrohet Chelseas në vetëm dy pikë, të pozicionuar në pozitën e dytë në tabelë me 20 pikë të mbledhura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat