Ibrahimovic bëhet 40-vjeçari i katërt në histori të Serie A që realizon gol në kampionat

Futboll

Ibrahimovic bëhet 40-vjeçari i katërt në histori të Serie A që realizon gol në kampionat

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:04
Ibrahimovic

Skuadra e Milanit ka arritur një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme ndaj Bolognas duke triumfuar me rezultat 4-2 si mysafir.

Golat për “Kuqezinjtë” u realizuan nga Leao (16′), Calabria (35′), Bennacer (83′) dhe Ibrahimovic (90+).

Me golin e fundit të shënuar të ndeshjes, Ibrahimovic është futur në listën e lojtarëve më të moshuar që kanë shënuar gol në kampionatin italian.

Në fakt, Ibrahimovic është bërë lojtari i katërt mbi moshën 40-vjeçare që realizon një gol në Serie A, me moshën 40 vjeç e 23 ditë.

Para sfidës së sotme, ishin vetëm tre lojtarë që kishin arritur të bëjnë këtë: Costacurta, Piola dhe Vierchowod. Ibrahimovic tani i bashkohet kësaj liste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat